Strukturat eliptike fjaliore në gjuhët Angleze dhe Shqipe

Authors

  • Lutfije Cota

Abstract

Ky punim synon të nxjerrë në pah rolin e strukturave eliptike fjaliore për një tekst koherent dhe koheziv në të dyja gjuhët. Duke i pranëvënë dhe krahasuar këto struktura të gjuhëve angleze dhe shqipe hidhet dritë mbi ngjashmëritë dhe dallimet midis tyre. Analiza përpiqet të ndriçojë dukuritë gjuhësore që ndodhin në secilën gjuhë duke zbuluar mekanizmat që realizojne vazhdimësinë e kuptimit të tekstit, sigurimin e qëndrueshmërisë dhe të ekonomisë së materialit ligjërimor. Përmes shembujve të shumtë, jepen aspekte të elipsës fjaliore, ndërtime të cilat i lejojnë përdoruesit të tekstit vazhdimësinë e kujtesës pa qenë nevoja të përsëritet çdo gjë. Realizimi i synimit të këtij punimi, pasqyrimi i saktë e i qartë i strukturave në studim bështetet në përvojën e autorëve të huaj dhe shqiptarë, në një literaturë të pasur bashkëkohore shkencore, si dhe në një material të pasur faktik të gjurmuar në të dyja gjuhët.

Fjalë kyçe: struktura eliptike fjaliore, kohezion ligjërim dialogjik, përgjigjet direkte dhe indirekte, periudhe, ribashkues.

Downloads

Published

2016-12-18

How to Cite

Cota, L. (2016). Strukturat eliptike fjaliore në gjuhët Angleze dhe Shqipe. ANGLISTICUM. Journal of the Association-Institute for English Language and American Studies, 4(4), 119–131. Retrieved from https://www.anglisticum.org.mk/index.php/IJLLIS/article/view/1241

Issue

Section

Volume 4, No.4, April 2015