Studimi paratekstual dhe makrostrukturor i romanit ‘Il Fu Mattia Pascal’

Authors

  • Mirela Papa
  • Renata Kristo

Abstract

Në një analizë të mirëfilltë përkthimore të një vepre letrare janë të shumtë elementët të cilët studiohen, krahasohen dhe analizohen në përballjen mes prototekstit dhe metatekstit apo metateksteve në rastet kur përkthimet e veprës letrare janë më shumë se një. Pjesën më të rëndësishme dhe më të gjerë të analizës e zë analiza mikrostrukturore, por nuk duhet lënë pas dore edhe një tjetër lloj analize e cila duket si dytësore dhe shpeshherë lihet jashtë spektrit të analizës dhe është studimi paratekstual dhe studimi makrostrukturor i tekstit. Në këtë artikull do të japim një model të studimit paratekstual dhe mikrostrukturor të një vepre letrare. Kemi marrë në analizë romanin Il fu Mattia Pascal të autorit italian Luigi Pirandello. Ky roman është përkthyer nga dy përkthyes të ndryshëm, pra kemi dy metatekste të cilat duke u krahasuar edhe mes tyre na nxjerrin në pah edhe strategji të ndryshme që kanë ndjekur përkthyesit në zgjidhjen e problemeve me të cilat janë ndeshur gjatë procesit të përkthimit.

Keywords: përkthimi, vepra letrare, prototeksti, metateksti, romani Il fu Mattia Pascal, etj.

Downloads

Published

2015-12-18

How to Cite

Papa, M., & Kristo, R. (2015). Studimi paratekstual dhe makrostrukturor i romanit ‘Il Fu Mattia Pascal’. ANGLISTICUM. Journal of the Association-Institute for English Language and American Studies, 4(1), 66–70. Retrieved from https://www.anglisticum.org.mk/index.php/IJLLIS/article/view/226

Issue

Section

Volume 4, No.1, January 2015