MITI DHE TË VËRTETAT E FSHEHURA

Authors

  • Esmeralda Selita

Abstract

Ndryshimet radikale në formë dhe në mënyrën e procedimit që ndoqi drama dhe teatri shqiptar pas vitit 1990 u pasuan vetiu nga prania e paradigmave të reja që, ose i mohuan tërësisht shëmbëlltyrat e vjetra të dramës “klasike” të gjeratëhershme si dhe mënyrën e vënies në skenë, ose i pranuan pjesërisht duke bërë modifikime të thella në të kuptuarit e vetë ligjësive të gjinisë letrare. Në këtë artikull do të përpiqemi të prekim disa aspekte të Mitit të rimarrë nga teatri dhe dramaturgjia moderne shqiptare, po aq suksesshëm sa edhe modelet më të suksesshme të dramaturgjisë moderne botërore. Këtë cilësi të re të dramës moderne, asaj botërore dhe asaj shqipe, do përpiqemi ta shpjegojmë pikërisht përmes funksioneve që kryen lënda mitike e hershme në veprat e marra në analizë; se si e ka rikuptimësuar teatri mitin antik, në ç'raporte ka qenë i vendosur miti arkaik me mitin e ri, po ky i fundit me mitin letrar, si ka funksionuar mekanizmi i krijimit të mitit letrar dramaturgjik në dramën shqipe? Tezat janë shoqëruar edhe me analiza shfaqjesh konkrete të teatrit nga dramat moderne botërore e shqiptare.

Fjalë kyçe: Drama moderne, teatri shqiptar, miti, mitogema letrare, risemantizimi i mitit arkaik.

Downloads

Published

2016-12-18

How to Cite

Selita, E. (2016). MITI DHE TË VËRTETAT E FSHEHURA. ANGLISTICUM. Journal of the Association-Institute for English Language and American Studies, 4(4), 112–118. Retrieved from https://www.anglisticum.org.mk/index.php/IJLLIS/article/view/1240

Issue

Section

Volume 4, No.4, April 2015