Marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në procesin penal midis Shqipërisë dhe Maqedonisë

Authors

  • Ermira Tafani

Abstract

Zhvillimet e kohës dhe lëvizja e lirë e shtetasve nga njëri shtet në tjetrin është shoqëruar me rritjen në mënyrë të ndjeshme në dekadat e fundit të bashkëpunimit ndërshtetëror. Marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në procesin penal përbëjnë një nga format më të rëndësishme të bashkëpunimit midis shteteve, me qëllimin e një lufte sa më efikase kundër krimit dhe ndëshkimin e autorëve të veprave penale. Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë si dy vende fqinjë historikisht kanë pasur marrëdhënie të mira midis tyre, duke pasur bashkëpunim ndërshtetëror në shumë fusha të jetës, midis të cilave edhe në procesin penal. Në këtë studim do të trajtohen aktet ndërkombëtare të nënshkruara midis RSh dhe RM në fushën e marrëdhënieve juridiksionale me autoritetet e huaja në procesin penal, të cilat janë shprehje e një bashkëpunimi efikas midis këtyre shteteve në këtë fushë. Metodologjia e përdorur përfshin metodën kërkimore-shkencore cilësore, nëpërmjet së cilës është trajtuar informacioni për çështjen qëndrore të studimit, që përfshin: përshkrimin e konceptit teorik, legjislacionit të Shqipërisë dhe Maqedonisë, si dhe akteve ndërkombëtare mbi fushën e studimit. Trajtimi i tyre i është nënshtruar analizës së përmbajtjes, duke përshkruar, krahasuar dhe interpretuar në mënyrë subjektive.

Keywords: marrëdhënie juridiksionale me autoritetet e huaja, proces penal, akte ndërkombëtare, bashkëpunim, Shqipëri, Maqedoni, etj.

Downloads

Published

2015-12-07

How to Cite

Tafani, E. (2015). Marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në procesin penal midis Shqipërisë dhe Maqedonisë. ANGLISTICUM. Journal of the Association-Institute for English Language and American Studies, 4(6), 104–109. Retrieved from https://www.anglisticum.org.mk/index.php/IJLLIS/article/view/102

Issue

Section

Volume 4, No.6, June 2015