Media dhe të Mësuarit e Gjuhës Angleze

Authors

  • Laureta Vavla 'Aleksander Xhuvani' University, Elbasan, Albania

Abstract

Zhvillimi i vrullshëm i shoqërisë së sotme, si dhe rritja me ritme marramendëse e informacionit, i ndihmuar nga mjetet e shumëllojshme të transmetimit të komunikimit, kanë bërë të mundur që mësimdhënia të ndryshojë nga ajo e dekadave të mëparshme. Më parë, mësuesi ishte burim informacioni, masë për gjithçka, ndërsa sot, ai është një udhëheqës dhe organizues i mësimit, që udhëheq studentët për të kërkuar në mënyrë të pavarur informacionin dhe, me ndihmën e tij, të zgjidhë çdo problem, pavarësisht shkallës së vështirësisë së tij. Sot, ndryshe nga më parë, në qendër të mësimit është studenti. Mësuesi rregullon e përshtat interesat e tij, në përputhje me synimet e mësimdhënies. Qëllimi i këtij punimi është të pasqyrojë anët pozitive të përdorimit sa më të gjerë të medias në auditore.

Fjalë kyçe: media, komunikimi, informacioni, organizimi i mësimit, studenti, mësuesi, gjuhë angleze, etj.

Downloads

Published

2017-09-24

How to Cite

Vavla, L. (2017). Media dhe të Mësuarit e Gjuhës Angleze. ANGLISTICUM. Journal of the Association-Institute for English Language and American Studies, 3(12), 48–51. Retrieved from https://www.anglisticum.org.mk/index.php/IJLLIS/article/view/1513

Issue

Section

Volume 3, No.12, December, 2014