Shprehja e shpirtit lirik të Fishtës në veprën “Mrizi i Zanave”

Authors

  • Xhevahire Topanica

Abstract

Poema lirike e Gjergj Fishtës “Mrizi i Zanave” është një vepër e tij letrare më e rëndësishme, me të cilën është bërë e njohur letërsia shqiptare. Kjo vepër u botua në vitin 1999 Tiranë. Pra, në këtë vepër varianti himnizues hap kreun me një tufë poezisë ku lavdërohet atdheu fizik, trashëgimia morale e tij, eposi i traditës shqiptare. Autori i këndon i ngazëllyer me një solemnitet të pazakonshëm Shqipërisë, gjuhën shqipe, flamurin shqiptar etj. Temën, të cilën, do ta shtjellojmë në këtë punim analizues dhe studimor është poema lirike “Mrizi i Zanave” të Gjergj Fishtës. Në këtë poemë bëhet fjalë për vjershat atdhetare, ku autori i këndon atdheun në disa variante, si më tematikë të dashurisë, të ankthit, të klithmës, të paçes dhe urrejtës por edhe si një krijues model i shprehjes së përhershmërisë morale të ruajtjes dhe zhvillimit të kulturës dhe gjuhës shqipe. Siç dihet, poeti, Gjergj Fishta i takon periudhës së shekullit XX, si një krijues i letërsisë moderne shqiptare. Si edhe gjithë poetët e letërsisë moderne, edhe Fishta u bë satiriku më i njohur i letërsisë shqipe, siç e kemi lirikën në fjalë, e cila, shqipton tendosjen shpirtërore që ushqehet nga dashuria, revolta apo dhembja për ta kurorëzuar tematiken e vetë dhe lirinë e robëruar shekullore.

Fjalë kyçe: Gjergj Fishtës, “Mrizi i Zanave”, tufë, trashëgimia, eposi, gjuha, flamuri, së shekullit XX, satiriku, lirikë, liria, robëria.

Downloads

Published

2015-12-18

How to Cite

Topanica, X. (2015). Shprehja e shpirtit lirik të Fishtës në veprën “Mrizi i Zanave”. ANGLISTICUM. Journal of the Association-Institute for English Language and American Studies, 4(1), 132–135. Retrieved from https://www.anglisticum.org.mk/index.php/IJLLIS/article/view/236

Issue

Section

Volume 4, No.1, January 2015