Elementet folklorike të Mitrush Kuteli dhe Nikolaj Gogoli si formë interteksti

Authors

  • Rovena Vata
  • Arburim Iseni

Abstract

Dhimitër Paskoja, që ne e njohim si Mitrush Kuteli, shkroi sipas Fjalës së Orakullit Oral shqiptar. Temat për të cilat shkroi i hulumtoi deri në thellësi të origjinave të tyre mitike, historike, narrative e semantike dhe i modelon sipas gjedhëve paraprake të njohura, të kulturës gojore, të këngëve, përrallës, fjalës së urtë, traditës etnike, gojëdhënës e magjisë. Në të vërtetë, diskursi oral në prozën e tij, shumë herë zhvillohet si diskurs i identitetit. Ky njeri, lidhet me letrat shqipe, përmes amëzave orale, si model shkrimi e mendimi, si gjuhë e si etnos kombëtar, por edhe si letërsi vendi, të cilën ky do ta rigjenërojë në mënyrë të vet, përmes një shkrimi letrar që niset prej përshkrimit e ecën drejt metonimisë dhe alegorisë. Pra, në prozën e Kutelit, elementet e gojshmërisë janë të pranishme edhe në letërsinë e shkruar, si skenizëm, që domethënë se ndihen gjestet, mimika, grimasa, thënë ndryshe, teksti oral i jep tekstit të shkruar kutelian një efekt kinomatografik.

Keywords: diskursi oral, proza, metonimi, alegori, letërsi e shkruar, interteksti, etj.

Downloads

Published

2016-01-03

How to Cite

Vata, R., & Iseni, A. (2016). Elementet folklorike të Mitrush Kuteli dhe Nikolaj Gogoli si formë interteksti. ANGLISTICUM. Journal of the Association-Institute for English Language and American Studies, 2(5), 118–123. Retrieved from https://www.anglisticum.org.mk/index.php/IJLLIS/article/view/673

Issue

Section

Volume 2, No.5, October, 2013

Most read articles by the same author(s)

1 2 3 4 5 6 > >>