Pasqyrimi i Elementeve Kulturorë në Gjuhë dhe Ligjërim

Authors

  • Diana Djaloshi

Abstract

Lidhjet dhe marrëdhëniet e gjuhës me kulturën janë bërë objekt i shumë studimeve të gjuhëtarëve të njohur. Si futet kultura në gjuhë si dhe si lidhet dhe ngjizet në gjuhësi, si fakt jashtëgjuhësor është bërë objekt i studimit të gjuhëtarëve dhe studiuesve të gjuhës dhe kulturës. Megjithatë nga studimet e bëra nga ky këndvështrim, në punimet gjuhësore-sociologjike më tepër ka dalë në fakt ana sociologjike, sesa ana gjuhësore. Marrëdhënia e gjuhës me kulturën, anën kulturore të shoqërisë dhe mendësitë duhet të trajtohet nëpërmjet pasqyrimit të elementeve kulturore të njësive gjuhësore (më tepër ligjërimore, meqë ato i përkasin edhe njësive më të gjëra se fjala) si psh: kulturë dhe kulturë shpirtërore, kulturë materiale që lidhen me kategorinë “kulturë”, jo vetëm nga pikëpamja fjalëformuese kulturë-kulturor-i kulturuar dhe togfjalëshformuese: njeri i kulturuar, kulturë proletare, kulturë borgjeze, por edhe nga ana e formimit të fushave tematiko-konceptore, si shtëpi kulture- vatër kulture- klub i grave që lidhen tematikisht me konceptin mjedis kulturor. Ndërveprimi kulturor dhe shkëmbimet kulturore kanë ndodhur në çdo periudhë dhe janë pasqyruar në gjuhë dhe ligjërim.

Fjalë kyçe: Kulturë, gjuhë, shoqëri, ndërveprim kulturor, shkëmbim kulturor, fushë tematiko-konceptore, etj.

Downloads

Published

2015-12-07

How to Cite

Djaloshi, D. (2015). Pasqyrimi i Elementeve Kulturorë në Gjuhë dhe Ligjërim. ANGLISTICUM. Journal of the Association-Institute for English Language and American Studies, 4(6), 8–23. Retrieved from https://www.anglisticum.org.mk/index.php/IJLLIS/article/view/88

Issue

Section

Volume 4, No.6, June 2015