Acute Respiratory Distress Syndrome (ARDS) and the Use of Positive End-Expiratory Pressure (PEEP)

Authors

  • Alma Cani
  • Fadil Gradica
  • Loreta Agolli
  • Fahri Kokiçi
  • Eliana Shima
  • Lutfi Lisha

Abstract

Qëllimi dhe objektivat e studimit: Të përcaktojë nivelin optimal të PEEP-it me qëllim që të arrihet një rekrutim alveolar maksimal nëpërmjet niveleve të oksigjenimeve të përshtatshme. Materiali dhe metoda: Nga 120 pacientë në studim u inkluduan 63 prej tyre me moshë 18-70 vjeç të shtruar në Shërbimin e Reanimacionit Pulmonar dhe të Reanimacionit polivalent të Qendrës Spitalore Universitare, Tiranë. Rezultatet: Paraqitja e vlerave të PaO2 dhe të numrit të pacientëve. Në tabelën PaO2 dhe Mbijetesa paraqiten vlerat e PaO2 fillestar, vlerat e PaO2 më të ulët dhe PaO2 më të lartë. Përpunimi statistikor i studimit të ketyre vlerave pra të PaO2 dhe PEEP-it është paraqitur në tabelën në vazhdim ku jepen mesatarja, devijacioni standart dhe gabimi i mesatares së devijacionit standart. Paraqitja e vlerave të t statistike, sinjifikanca dhe intervalit të konfidencës 95% jepet në tabelën në vazhdim. Konkluzion: Përdorimi i manovrave rekrutuese dhe PEEP-it të lartë është një mënyrë mjaft e mirë ventiluese në pacientët me ARDS. Kurba presion/volum (p/v) në sistemin respirator luan një rol qëndror në zhvillimin e konceptit të mbrojtjes pulmonare. Ky informacion mund të jetë i vlefshëm për të bërë identifikimin e regjimit optimal me PEEP në ventilator. Identifikimi i një niveli të përshtatshëm te PEEP-it përbën një prioritet themelor dhe mjaft të vlefshëm në pacientët me ARDS.

Downloads

Published

2016-12-10

How to Cite

Cani, A., Gradica, F., Agolli, L., Kokiçi, F., Shima, E., & Lisha, L. (2016). Acute Respiratory Distress Syndrome (ARDS) and the Use of Positive End-Expiratory Pressure (PEEP). ANGLISTICUM. Journal of the Association-Institute for English Language and American Studies, 5(1), 71–75. Retrieved from https://www.anglisticum.org.mk/index.php/IJLLIS/article/view/1144

Issue

Section

Volume 5, No.1, January 2016

Most read articles by the same author(s)