REALIZMI SOCIALIST, LIBERALIZMI DHE FORMALIZMI

Authors

  • Ardian Isufi Universiteti i Arteve-Tiranë. Fakulteti i Arteve të Bukura.

Abstract

Enver Hoxha në vitet ’60 kritikonte shtëpitë e kulturës pse kishin më shumë fizarmonika, kitara, mandolina në vend që të kishin më shumë defe, gërneta, fyej, lahuta, e këto të ishin të shpërndara edhe të banorët e fshatrave të Shqipërisë. Pse Hoxha frikej nga këto instrumente? Ai mendonte se instrumentet e reja sjellin frymën perëndimore në Shqipërinë Socialiste. Instrumentet e reja kishin përhapur këngët moderne. Ai e ndjente dhe e dinte se kitara dhe mandolina do bënte që të shkëputej nga këngët popullore, pasi tingujt që ato prodhojnë kanë tendenca moderne, por nëse kjo do ndodhte për Hoxhën, për artistët e këtyre shtëpive të kulturës do ishte një gabim i madh në filozofinë e strukturës së realizmit socialist në Shqipëri. Kitara do sillte një stil të ri të kërcimit, siç ishin danset evropiane, që sipas Hoxhës nëse ato do kërceheshin në masë do të ishte një gabim tepër i rëndë dhe i madh. Mbi të gjitha Enver Hoxha kishte frikën e përhapjes së këtyre tendencave të reja moderne në koret e mëdha, e më pas ato për hapeshin si farë hithrash dhe ato mbinin kudo, pas pasur mundësi që të ia heq më rrënjët. Baleti që kishte në fokus valsin, nuk duhet të vihesh në skenë, pasi sipas konceptit të realizmit socialist nuk sjell dobi në edukimin e masave. Në lidhje me eksperiencat e huaja botërore porosiste Hoxha - duhet të kemi kujdes, sidomos në fushën e letërsisë, të muzikës, të arteve figurative, të teatrit dhe të kinematografisë.

Fjalë kyçe: socializmi, shqiptarët, arti, Shqipëria, Enver Hoxha, Edison Gjergo, etj.

References

Elsie, Robert, Një fund dhe një fillim - (Vëzhgime mbi letërsinë dhe kulturën shqiptare bashkëkohore), botuar nga Shtëpia Botuese “Globus R”, Tiranë, 1995 & Shtëpia Botuese “Buzuku”, Prishtinë, 1995.

Gjergo, Edison, Dosja e hetuesisë/Ministria e Brendshme, nr. 10667/1-A, “Për të pandehurin Edison Gjergo”, Akuza: “Agjitacion dhe Propagandë”, Në bazë të nenit 73/I, Data e fillimit 13 janar 1975, Data e mbarimit 8 prill 1975.

Hoxha, Enver, Mbi letërsinë dhe artin, vep. e cit., f. 326.

Hoxha, Enver, Vëllimi 51.

Intervistë me Alush Shimen-Piktor (22.12.2018).

Intervistë me Esat Rukën-Kompozitor. (12.02.2018).

Intervistë me Tonin Çobanin-Studiues. (15.05.2018).

Intervsitë me Rudolf Markun-Shkrimtar. (09.03.2018).

Kondo, Anastas, Krijimtaria e talenteve të reja në fushën e letërsisë dhe artit dhe detyrat e zhvillimit të saj të mëtejshëm në dritën e orientimeve të plenumit IV të KQ të PPSH. Nga raporti i shokut Anastas Kondo, botuar në revistën “Nëntori”, nr. 1, Tiranë, 1974.

Kongresi i 7-të i BRPSH - Elbasan, 26-29 shtator, Botim i KQ të BRPSH, Tiranë, 1977.

Kongresi i 7-të i BRPSH – Elbasan, 26-29 shtator, Botim i KQ të BRPSH, Tiranë, 1977.

Kongresi i 7-të i BRPSH-Elbasan, 26-29 shtator, Botim i KQ të BRPSH, Tiranë.

Lubonja, Todi, Ankthi i pa Fund i Lirisë-Shënime, Albinform, Tiranë, 1994.

Mele, Pandi, Mbi letrarizmin në artet figurative, botuar në revistën: “Nëntori”, nr. 1, Tiranë, 1978.

Meta, Beqir, Krasniqi, Afrim, Bello, Hasan, Indoktrinimi komunist përmes kulturës, letërsisë dhe artit (Dokumente arkivore), 1969-1973, vëllimi II, Akademia e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë, Fondacioni Konrad Adenauer, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit, Tiranë, 2019.

Sinani, Shaban, “Njerëzit e krisur” të Dritëro Agollit, Naimi, Tiranë, 2012.

Shapllo, Dalan, Aspekte të zhvillimit të artit tonë të realizmit socialist në dritën e mësimeve të partisë, në revistën: “Nëntori”, nr. 12, 1970, f.54.

Downloads

Published

2020-06-24

How to Cite

Isufi, A. (2020). REALIZMI SOCIALIST, LIBERALIZMI DHE FORMALIZMI. ANGLISTICUM. Journal of the Association-Institute for English Language and American Studies, 7(10), 102–112. Retrieved from https://www.anglisticum.org.mk/index.php/IJLLIS/article/view/2090

Issue

Section

Volume 7, No.10, October, 2018